×
  • Lajme
  • Lajme

    Kjo është agjenda e Hotit në ditën e parë si kryeministër

    Reporteri
    04 Qershor 2020 | 9:12

    Kryeministri i ri, Avdullah Hoti, i vetëm sot ka marrë pjesë në ceremoninë e marrjes së detyrës.


    Me një kalim para Gardës Ceremoniale dhe me tapet të kuq ai ka marrë pozitën e kryeministrit, por se nuk ka pasur dorëzim nga ish-kryeministri Albin Kurti.

    Kryeministri i ri Hoti ka ecur vetëm në tepihun e kuq, shkruan Reporteri.net.

    Ai sot pritet të ketë një agjendë të ngjeshur.

    Pak minuta pas marrjes së detyrës, Hoti nga ora 09:300 pritet të mbledh kabinetin e ri qeveritar për të mbajtur mbledhjen e parë si kreu i ekzekutivit.

    Në ditën e parë si kryeministër, Hoti, do të bëjë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe në kompleksin memorial “Adem Jashari”.

    Ndërkohë, vizitën e parë si kryeministër do ta bëjë në Ministrinë e Shëndetësisë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!