×
  • Lajme
  • Lajme

    Kjo është gjendja shëndetësore e katër të plagosurve në Viti

    Reporteri
    25 Nëntor 2022 | 22:44

    Të gjithë të plagosurit nga përleshja në Viti, janë jashtë rrezikut për jetë.

    Kështu u bë e ditur përmes një komunikate për media të Policisë së Kosovës në rajonin e Gjilanit, ku thuhet se sipas mjekut kujdestar, të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.

    “Në këtë rast katër (4) persona kanë pësuar lëndime trupore dyshohet nga mjete të forta. Një (1) nga të lënduarit është dërguar në qendrën emergjente në Gjilan, ndërsa tre (3) të lënduarit e tjetre për shkak të lëndimeve të pësuara janë transferuar në QKUK Prishtinë. Sipas mjekut kujdestar të gjithë të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë”.

    Për rastin janë arrestuar tre të dyshuar kosovar, derisa dy të dyshuar tjerë të cilët janë të njohur për policinë janë në kërkim. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit. Rasti po hetohet nga Policia e Kosovës Hetimet Rajonale në Gjilan.

    Plagosen katër persona në Viti

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!