×
  • Lajme
  • Lajme

    Kjo është pasuria e Guvernatorit të BQK-së dhe Avokatit të Popullit

    Reporteri
    12 Qershor 2019 | 23:13

    Si shumë zyrtarë të shtetit edhe Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti dhe Avokati i Popullit, Hilmi Jashari kanë deklaruar pasuri të majme në Agjencinë Kundër Korrupsion.


    Guvernatori Mehmeti ka deklaruar banesë 168 m2 në vlerë 139.500 euro të blerë në vitin 2012 (nga të ardhurat e fituara), banesë tjetër 88 m2 në vlerë 62 mijë euro në emër të fëmijëve, lokal në emër të vet 43 m2 në vlerë 86 mijë euro, blerje e patundshmërisë prej 40 m2 në vlerë 118 mijë euro, një shtëpi banimi 178 m2 por nuk i ka vendosur çmim, si dhe tokë e male 15 ari, poashtu nuk i ka vendosur çmim, shkruan Reporteri.net.

    Guvernatori ka deklaruar se posedon veturë në vlerë 11.500 euro të blerë në vitin 2015 (ndërrim autmjeti dhe nga të ardhurat e fituara janë paguar 5 mijë euro), kurse posedon edhe një veturë tjetër në vlerë 7.500 euro në emër të fëmijëve.

    Para të kursyera në bankë në emër të vet posedon 17.882 euro, në emër të bashkëshortes 14.546 euro dhe 1.821 në emër të fëmijëve.

    Guvernatori ka dy kredi për të shlyer, një në vlerë 22 mijë euro dhe tjetrën në vlerë 6 mijë euro dhe 15 mijë euro si kthim të huazimit në emër të bashkëshortes.

    Për dallim nga Guvernatori, Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, ka deklaruar pasuri pak më të vogël.

    Jashari ka deklaruar dy shtëpi banimi, njërën në emër të vet 220 m2 në vlerë 75 mijë euro të blerë në vitin 2014 dhe tjetrën 95 m2 në emër të prindit në vlerë 50 mijë euro të blerë në vitin 2002.

    Poashtu ka deklaruar truall në emër të prindit 300 m2 në vlerë 50 mijë euro të blerë në vitin 2002.

    Ombudspersoni posedon veturë në vlerë 5 mijë euro të cilën thotë se e ka blerë në vitin 2009.

    Para të gatshme të ruajtura në bankë ka në emër të vet 2.174 euro, kurse 80 euro në emër të fëmijëve.

    Avokati i Popullit ka dy kredi për të shlyer, njërën në vlerë 5 mijë euro dhe tjetrën në vlerë 2 mijë euro. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!