
Një shofere grua do ta shohim ditëve të ardhshme edhe nëpër rrugët e Prishtinës, si pjesë e Trafikut Urban.
Bëhet fjalë për Laura Mirenën e cila do të jetë shoferja e parë grua në këtë institucion, shkruan Reporteri.net.
Lajmin e ka bërë të ditur Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi për media.
“Në vazhdim të reformave në Trafikun Urban vjen risia e radhës. Laura Mirena është shofere e parë në ekipë. I urojmë punë të mbarë “, thuhet në njoftim.
Rrugëtim të mbarë dhe suksese në profesionin e saj, Laurës i ka uruar edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
“Në vazhdim të reformave në Trafikun Urban vjen risia e rradhës.
Laura Mirena është shofere e parë në ekipë. I urojmë punë të mbarë”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e tij në Facebook. /Reporteri.net
Në vazhdim të reformave në Trafikun Urban vjen risia e rradhës. Laura Mirena është shofere e parë në ekipë. I urojmë punë të mbarë ?
Gepostet von Komuna e Prishtinës am Mittwoch, 29. Mai 2019