×
  • Lajme
  • Lajme

    Kjo është shtëpia në Prizren ku u gjetën të vdekur burrë e grua

    Reporteri
    22 Janar 2020 | 13:14

    Gjatë ditës së sotme dy persona janë gjetur pa shenja jete në një shtëpi në lagjen “Ortakoll” të Komunës së Prizrenit.


    Rastin për Reporterin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, i cili ka thënë se bëhet fjalë për një çift. Mësohet se burri është i moshës 60 vjeçare, ndërsa gruaja 55 vjeçare. Te çifti janë gjetur plagë që dyshohet se janë shkaktuar nga arma e zjarrit.

    Ndërkohë janë publikuar edhe pamjet nga shtëpia ku çifti i moshuar është gjetur pa shenja jete.

    Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ekipet e emergjencës dhe po e hetojnë rastin. /Reporteri.net

     

    Foto të marra nga televizioni lokal TV Besa
    Foto të marra nga televizioni lokal TV Besa

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!