×
  • Lajme
  • Lajme

    Kjo është shtrirja e coronavirusit nëpër komunat e Kosovës

    Reporteri
    09 Gusht 2020 | 15:14

    Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë humbur jetën 12 persona si pasojë e COVID-19, ndërsa janë konfirmuar edhe 188 raste të reja pozitive.


    Komuna me më së shumti raste të reja është sërish Prishtina, me gjithsej 28 raste të reja pozitive, shkruan Reporteri.net.

    Ndërsa rastet tjera janë në komunat: komuna Ferizaj 21 raste, komuna Pejë 21 raste, komuna Podujevë 20 raste, komuna Mitrovicë 19 raste, komuna Gjilan 11 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Gjakovë 9 raste, komuna Prizren 9 raste, komuna Vushtrri 8 raste, komuna Skenderaj 5 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Zubin Potok 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Obiliq dhe Shtime.

    Po ashtu janë shëruar edhe 142 persona, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve nga coronavirusi në 5,944.

    Numri total i rasteve pozitive është 10.247 raste nga 40.646 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 327 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!