×
  • Lajme
  • Lajme

    Kjo është zgjidhja që SHBA-ja ua propozon Kosovës dhe Serbisë për Liqenin e Ujmanit

    Reporteri
    23 Qershor 2021 | 17:14

    Departmaneti amerikan për Energji ka dalë me raportin final të fizibilitetit për Liqenin e Ujmanit.


    Raporti që i është dërguar edhe qeverisë Kurti përmban edhe katër rekomandime se si Kosova dhe Serbia duhet të punojnë në menaxhimin e Liqenit të Ujmanit përkatësisht lumit Ibër.

    Në këtë raport amerikanët kanë propzuar që Kosova dhe Serbia të punojnë sipas një Traktati për Lumin Columbia mes ShBA-së dhe Kanadasë.

    “Në propozojmë që Kosova dhe Serbia të marrin në konsideratë aranzhimet teknike nga traktati ndërmjet SHBA-së dhe Kanadasë për lumin Kolumbia në lidhje me furnizimin me ujë, të agjencive të energjisë dhe kontrollimit të përmbytjeve duke modeluar nevojat institucionale për të mbështetur një komision të tillë edhe për lumin Ibër ”, thuhet në raport.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!