×
  • Lajme
  • Lajme

    Klinaku i OVL-UÇK për bastisjen e EULEX’it: Nëse shteti ynë nuk ndërhynë, detyrohemi të luftojmë sikur kundër Jugosllavisë

    Reporteri
    25 Shtator 2020 | 11:56

    Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka arritur pranë zyrës së tij ku EULEX po kryen bastisje.


    Ai, para mediave, i ka quajtur kriminel pjesëtarët e EULEX’it dhe hetuesit e Gjykatës Speciale të cilën ndodhen brenda zyrës së OVL-UÇK’së, shkruan Reporteri.net.

    Madje, ka ‘kërcënuar’ se nëse nuk ndërhynë shteti i Kosovës për të ndërprerë aksionin, sipas tij, veteranët janë të detyruar t’i luftojnë sikur kanë luftuar kundër Jugosllavisë.

    https://www.facebook.com/reporteri/videos/264827027991483

    Ndryshe, rreth 50 policë të armatosur të EULEX-it janë parë teksa sot pak pas orës 11:00, duke hyrë në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku priten arrestime të reja.

    E gjitha po ndodhë një ditë pasi e njëjta polici kreu arrestimin e parë me urdhër të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë.

    Ndërkohë që zyra e OVL-UCK’së ishte ‘vizituar’ disa herë nga pjesëtarë të EULEX’it në javët e fundit, pasi kjo organizatë publikonte dosje të Gjykatës Speciale, që pretendonin se po ua sjell dikush anonim.

    Por dallimi me aksionin e sotëm është i madh. Sot EULEX-i ia mësyu zyrave të OVL-UÇK’së në qendër të Prishtinës me policë të armatosur me armë të gjata dhe me maska në fytyrë, shkruan Gazeta Online ‘Reporteri.net’.

    Të njëjtit pritet të nxjerrin nën masën e arrestit dikë nga ajo zyrë, që i janë vënë në kërkim, me urdhër arrest nga Haga. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!