×
  • Lajme
  • Lajme

    Klinaku: UÇK nuk mbrohet me fjalë goje nga askush, madje as nga presidentja

    Reporteri
    10 Prill 2021 | 21:45

    Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku i ka reaguar presidentes Vjosa Osmani, pasi që kjo e fundit u arsyetua për faktin se pse dje në postimin e saj për Betejën e Koshares nuk e përmendi UÇK-në.


    Përmes një shkrimi në Facebook, Klinaku ka thënë se UÇK dhe pjesëtarët e saj nuk mund të mbrohen me fjalë goje nga askush, e madje as nga presidentja.

    “Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe pjesëtarët e saj, nuk mund të mbrohen me fjalë goje nga askush e as nga Presidentja, por me vepra konkrete siç është ligji dhe zbatimi i tij me anë të akteve nënligjore. UÇK-ja është duke u përballur me Serbinë në pseudogjykatën e Kosovës në Hagë, ndërsa krerët e shtetit dhe institucionet përgjegjëse bëjnë “sehir” në ndjekjen dhe gjykimin e krimeve, masakrave e gjenocidit të shkaktuar nga Serbia dhe serbët”, ka thënë ai.

    Tutje, Klinaku i ka reaguar edhe kryeministrit Kurti.

    Sipas tij, kryeministri në vend se të bashkëpunojë me Shqipërinë në të gjitha aspektet, ai po përzihet në punët e brendshme të saj.

    “Në vend se të bashkëpunohet me Shqipërinë në të gjitha aspektet, e edhe në çështjen e pandemisë siç është vaksinimi, Kryeministri ynë përzihet në punët e brendshme të saj, duke bërë fushatë elektorale për t’i zgjedhur njerëzit e tij atje, me qëllim që t’i përdor kundër pushtetit të zgjedhur”, ka shkruar Klinaku.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!