×
  • Lajme
  • Lajme / Kthimi i trupit

    Koci ndan detaje nga biseda me nënën e Faton Hajrizit, rezultatet e strishos thotë se i pret të premten

    Reporteri
    31 Korrik 2024 | 18:42

    Avokati Arianit Koci ka ndarë detaje nga biseda me nënën e Faton Hajrizit, teksa ka komentuar spekulimet rreth mundësisë që Hajrizi të jetë ende gjallë.

    Koci ka treguar se nëna e Fatonit i ka thënë se, po të ishte gjallë, djali i saj do të kishte bërë gjithçka për t’i dërguar një informatë që është mirë.

    “Sa e njoh djalin, kish bë çmos më ma çu një informatë që jam gjallë”, ka thënë ajo, sipas Kocit.

    “Këto spekulimet sa po e rrisni mërzinë dhe ankthin te familja”, ka thënë Koci.

    Koci ka theksuar se, me kalimin e dy javëve, shanset që Faton Hajrizi të jetë gjallë janë bërë gjithnjë e më të vogla.

    “Dy javë kaluan, mundësia gjithmonë më e vogël që është gjallë”, ka thënë Koci.

    Ai ka sqaruar se detyra e tij është të sjellë trupin e Faton Hajrizit në Kosovë dhe jo të bëjë identifikimin e tij.

    “Edhe me ma pas hap kufomën, nuk e kisha marrë përgjegjësinë me identifiku Fatonin, as nuk jam familjare, as nuk e kam njofto sa ka qenë gjallë. Nuk e marrë një përgjegjësi çka s’më takon. Detyre ime është e qarte; me sjellë atë trup si gjest humanitar pa pagesë në Kosovë. Në Kosova Arsim Gërxhaliu apo kushdo tjetër le ta përcaktojnë a është Fatoni. Nuk ka këtu kurrfarë konspiracioni”, ka thënë Koci.

    Rezultatet e strishës së gojës së nënës së Fatonit, Koci ka bërë të ditur së mund të dalin të premten apo më së largu deri javën e ardhshme.

    “Unë të premten i pres rezultatet. Nuk shkoj në Serbi pa i marrë rezultatet, se mundet ai 72-orshi që bëhet për të hënë ose për të martën. Rezultatet dhe raporti janë dy gjëra, rezultat mundet me dal që thotë që është trupi i Fatonit. Por konseliumi i mjekeve ata kanë afat deri më 15 ditë me përpilu raportin, aty frikësohem mos po ndodh dicka, nëse vërtet në bazë të pështymës është trupi i Fatonit”, ka thënë ndër të tjera Koci në RTV Dukagjini.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!