×
  • Lajme
  • Lajme

    Kocijançiq: BE beson se Marrëveshja e Prespës do të respektohet nga të dyja palët

    Reporteri
    29 Tetor 2019 | 13:40

    Zëdhënësja e Komisionit Evropian Maja Kocijançiq, e pyetur nga mediumet greke për Marrëveshjen e Prespës, tha se BE është e bindur se Shkupi dhe Tirana do ta respektojnë atë.


    Këto reagime vijnë pas deklaratave të kryeministrit Zoran Zaev se Marrëveshja e Prespës është në rrezik pas vetos së Francës për nisjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut.

    E pyetur nëse BE “frikësohet” për Marrëveshjen e Prespës, Kocijançiq tha se nuk dëshiron të komentojë deklarata të huaja.

    “BE e ka mbështetur fuqishëm Marrëveshjen e Prespës, e cila paraqet sukses të madh dhe shembull jo vetëm për rajonin, por edhe për BE-në dhe më gjerë. E kemi përshëndetur guximin dhe vendosmërinë e dy palëve të përfshira dhe besojmë se autoritetet do të vazhdojnë të angazhohen ta zbatojnë në frymë të besimit”, tha Kocijaçiq.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!