×
  • Lajme
  • Lajme

    Koha kur Armend Muja paralajmëronte kallëzim penal ndaj zyrtarëve të VV-së

    Reporteri
    26 Shkurt 2021 | 16:53

    Armend Muja, i aderuar së fundmi në  Vetëvendosje e që pritet të jetë edhe deputet nga kjo parti, dikur paralajmëronte kallëzim penal ndaj zyrtarëve të Vetëvendosjes.


    Në vitin 2016, Armend Muja, kishte deklaruar se do të skanojë statutet politike të Listës Serbe dhe të VV-së, ku edhe kishte thënë se do të bënte kallëzim penal ndaj Aleksander Vulin e Driton Çaushit, me pretendimin për nxitje të urrejtjes në shoqëri.

    Ai i quante anëtarët e Vetëvendosjes patriotë të vonshëm.

    Ky status i Mujës është risjellë në vëmendje për shkak se ishte bërë pak muaj para se Aktivisti i Vetëvendosjes, Astrit Dehari, i cili sot feston ditëlindjen të vdiste në burgun e Prizrenit.

    Dehari po mbahej në paraburgim si i dyshuar për terrorizëm, në rastin e sulmit që ka ndodhur ndaj Kuvendit te Kosovës.

    Armend Muja ka aderuar në Vetëvendosje në janar të këtij viti, derisa ai nuk kishte hezituar që kohëve të fundit ta shprehte hapur përkrahjen për këtë parti.

    Muja pritet të jetë deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!