×
  • Lajme
  • Lajme

    Koha kur Donika Gërvalla i cilësonte partnerët e VV-së si “miqtë e vetëm të Putinit e Vuçiqit”

    Reporteri
    04 Maj 2021 | 22:36

    Kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla, është kritikuar shumë pas një deklarate të para disa kohëve kur tha se do të dërgonte materiale në Gjykatën Speciale.


    Gërvalla sot përmes një statusi në Facebook ka mbrojtur qëndrimet e atëhershme.

    Mirëpo Gërvalla kishte kritikuar po në Facebook edhe partinë në listën e të cilës garoi ën zgjedhjet e vitit 2021. Ajo madje ishte tallur me ta duke thënë se nuk ka nevojë që VV t’u tregojë shqiptarëve të Gjermanisë së kë të votojnë.

    “Hahahahaha. VV të gjitha sfidat në Kosovë i paska kry e tash po na tregon se kë duhet të votojnë shqiptarët në Gjermani. Të dashur shqiptarë me të drejtë vote në Gjermani. Votoni kë t’jau marrë mendja, por kujdes, mos votoni partnerin e VV-së në Gjermani, partinë e majtë “Die Linke”.   Janë miqtë e vetëm të Putinit dhe të Vuçiqit në Gjermani, kundërshtarët më të mëdhenj të angazhimit për Kosovën në këtë vend demokratik dhe të përparuar”, shkruante ajo.

    “Votoni partitë tradicionale, ato që përkrahën ndërhyrjen e NATO-s për çlirimin e Kosovës dhe jo partnerët e VV, të cilët në vitin 1999, në kohën kur bota e civilizuar kërkonte zgjidhje për Kosovën dhe qytetarët e saj, shkonin dhe takoheshin me xhelatin Milloshevic dhe përcillnin mesazhet e tij në parlamentin gjerman. Në fakt, edhe ky koment i imi është krejt i panevojshëm, sepse ju të gjithë këtu keni qenë dhe i keni ndjekur zhvillimet e atëhershme dhe ato të tanishmet, por ja që thirrja publike e VV ngacmon dhe të detyron mos ta përmbash veten dhe të shprehesh doemos”, përfundonte Gërvalla.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!