×
  • Lajme
  • Lajme

    Kohë lufte: Kadri Veseli iu thotë bashkëluftëtarëve që kanë për qëllim Pavarësinë e Kosovës

    Reporteri
    17 Shkurt 2020 | 14:54

    Sot çdo kosovar e shqiptar është zgjuar me krenari dhe me gëzim. Sot, gjithandej po valon flamuri i shtetit të Kosovës, përkrah atij kombëtar. Sot, kosovarët festojnë 12 vjetorin e shpalljes së pavarësisë.

    Në këtë ditë më shumë se asnjëherë kujtohet sakrifica e të gjithë atyre që falën gjënë më të shtrenjtë, jetën, shkruan Indeksonline.

    Derisa nuk harrohet edhe kontributi i djemve e vajzave që rrokën armët për të gëzuar brezat e ardhshëm lirinë e pavarësinë.

    Një nga ta ishte edhe Kadri Veseli, ish-kryetari i Parlamentit, tash kryetar i PDK-së.

    Ndërsa, kjo video tregon edhe guximin dhe etjen e tij për pavarësi.

    “Kemi vetëm një qëllim të vetëm, Pavarësinë e Republikës së Kosovës”, dëgjohet Veseli duke thënë para bashkëluftëtarëve të tij, një sekuencë të shkurtë e realizuar më 10.06.1999.

    https://www.facebook.com/Inspirimicom/videos/768051930387249/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!