×
  • Lajme
  • Lajme

    Kolona në Merdarë, mërgimtarët po presin me orë të tëra

    Reporteri
    04 Maj 2019 | 16:48

    Në pikën kufitare me Serbinë, Merdarë po vazhdojnë pritjet e mërgimtarëve të cilët udhëtojnë për venet e BE-së.

    Sipas matjeve të bëra nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në kuadër të MPB-së, në pikë-kalimin kufitar të Merdares, pritjet në dalje janë prej 90 minuta deri në 120 minuta, që i bie dy orë.

    Nga pritjet në këtë pikë kufitare po shkaktohen kolonat të cilat në dalje janë 250-300 metra.

    Ndërsa në hyrje të saj nuk ka kolona, e as pritje.

    Kurse, në pikë-kalimet e tjera kufitare në përgjithësi nuk ka pritje as në hyrje as në dalje.

    Pritjet në këtë pikë kufitare para 2 jave kanë qenë deri në 4 orë dhe janë shkakuar kolona të gjata deri në 2 kilometra.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!