×
  • Lajme
  • Lajme

    Kolona të gjata në Merdare, kaq gjatë po presin mërgimtarët për t’u kthyer

    Reporteri
    18 Gusht 2019 | 8:32

    Pritjeve nuk u vjen fundi, mërgimtarët për ta lëshuar Kosovën duhet presin mbi në kolonë


    Ditët e pushimit janë drejt fundit për bashkatdhetarët të cilët edhe këtë vit zgjodhën Kosovën për të kaluar disa javë.

    Shumë prej tyre tashmë kanë marrë rrugën e kthimit në vendet ku jetojnë dhe kjo vihet re në daljet e pikëkalimeve kufitare të vendit.

    Sipas njoftimit të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar për të dalë nga Kosova nga pikë kalimi kufitar në Merdarë, qytetarët duhet të presin mbi 5 orë.

    Përpos Merdarës, një tjetër pikë kalim kufitar ku ka pritje të gjata ka edhe tek Dheu i Bardhë ku kolona me makina është deri në 500 metra.

    Këto statistika janë nxjerrë nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, të publikuara pas orës 07:00 të ditës së sotme.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!