×
  • Lajme
  • Lajme

    Kolona të mëdha në Prishtinë, testimi i qarkores njëkahëshe shkakton kaos

    Reporteri
    28 Tetor 2022 | 8:56

    Sot ka nisur testimi i radhës i qarkores njëkahëshe brenda qendrës së qytetit të Prishtinës.

    Testimi do të vazhdojë deri të dielën, por me të nisur ka shkaktuar kaos të madh në komunikacion, shkruan Reporteri.net.

    Mëngjesin e sotëm është vërejtur tollovi e madhe në kryeqytet duke u krijuar shumë kolona veturash.

    Komuna e Prishtinës iu ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë durim përgjatë kësaj periudhe provuese të ndryshimit të qarkullimit me automjete, meqenëse qëllimi kryesor i gjithë procesit është zgjidhja afatgjate e lirimit të hapësirave të lëvizjes për këmbësorë sipas rekomandimeve të task forcës rrugore, si dhe lirimi i mbingarkesës së trafikut rrugor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!