×
  • Lajme
  • Lajme

    Komenti i turpshëm që kishte botuar gazeta “Rilindja” për vrasjen e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës

    Reporteri
    18 Janar 2020 | 21:37

    Më 17 janar të vitit 1982 u vranë mizorisht vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla si dhe Kadri Zeka.


    Pas vrasjes së tyre, gazeta ‘’Rilindja’’, atë kohë kishte shkruar një koment të poshtër duke e quajtur vrasjen e tyre si ”larje hesapesh ndërmjet grupeve në Gjermani”.

    Në vijim mund ta lexoni komentin e plotë:

    Mllef i ri shovinist nga Tirana

    Lexuesit e << Rilindjes >> patën rastin që në faqet e gazetës sonë, si dhe të gazetave tjera, të lexojnë para ca ditësh lajmin për vrasjen e emigrantëve shqiptarë nga Jugosllavia në Gjermaninë Federale (vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka). Kjo vrasje, sipas informative të shpallura nga policia e vendit, ishte larje hesapesh ndërmjet grupeve në Gjermani.

    Radio Tirana para dy ditësh emitoi lajmin e ATSH-së për këtë ngjarje me titull të paskrupullt se <<Djemtë e Kosovës i vranë serbomëdhenjtë! ATSH-ja dhe Radio Tirana phimin e vetë <<mbështesin>> në fjalët e të vrarit Jusuf Gëvalla gjoja të thëna para vdekjes.

    Shprehja e mllefit shovenist nga valët e Radio Tiranës dhe të shtypit të Shqipërisë s’është shfaqje e re. Është vetëm për t’u çuditur se si një organ zyrtar dhe radioja zyrtare e një vendi, rastet të tilla mund t’I shfrytëzojë për të mbjellë urrejtje shiviniste ndërmjet popujve në Jogusllavi për të bërë dezinformime dhe shpifje kundër fqinjit pak ditë pas deklaratës solemne të kryetarit të ri të qeverisë së Shqipërisë-se dëshiron marrëdhënie të fqinjësisë së mirë me Jugosllavinë?

    Përgjigja e kësaj pyetjeje gjendet vetëm në faktin e vërbërisë politike dhe të ngarkesave shoviniste të vetë autorëve të artikujve e informative të tilla në shtypin dhe propagandën e Shqipërisë. Vetëm nga një ngarkesë e tillë mund të dalin pohime të tilla, siç janë ato të ATSH-së dhe të Radio Tiranës.

    Sa u përket <> të të vrarëve, ato, edhe po të thuheshin, nuk mund të ishin të tjera, sepse për ta vetëm Jugosllavia e sistemi i saj janë armiq. Miq të tyre janë vetëm reaksioni botëror, grupet e ndryshme antijugosllave të vjetra e të reja, të lidhura me kushedi çfarë shërbimesh informative secrete. E mu këto shërbimë, siç duket, ua kanë ngrënë kokën duke I përdorur ata si viktima për kusur ndërmjet tyre, qofshin ballistë, çetnikë, ustashë, <<marksist-leninistë>> e kushedi çfarë.

    Popujt tanë, as shqiptarët e as serbët nuk kanë të bëjnë me aktet e këtyre grupeve kriminale emigrante, desertorësh e tradhtarësh të vendit.

    Radio Tirana e ATSH-ja as kësaj radhe nuk zgjodhën as rastin e as mjetet për të shfaqur armiqësi kundër Jugosllavisë, për të nxitur urrejtje në mes shqiptarëve dhe serbëve dhe kështu edhe një herë vërtetuam dyftyrësinë e politikës së udhëheqjes, së cilës i shërbejnë: në njërën anë fjalët e mëdha për bashkëpunim, e në anën tjetër shpifje e urrejtje.

    Është punë e ATSH-së, si dhe e Radio Tiranës si sillen. Por është edhe punë e jona të themi se: kur dikush ne dikënd lan hesapet në botë, nuk duhet të shftyrëzohet për shprehje të shovinizmit dhe të urrejtjes kundër nesh, as kur autorët e informative të tilla si kjo e ATSH-së dhe Radio Tiranës që qëndrojnë prapa veprimeve kriminale antishqiptare e antijugosllave-siç qenë ato të Jusuf Gërvallës dhe të shokëve të tij.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!