×
  • Lajme
  • Lajme

    Komisioneri Evropian në Serbi, Vuçiq tregon se çfarë diskutuan

    Reporteri
    03 Maj 2021 | 22:20

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka pritur sot në takim Komisionerin Evropian për Politikën e Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Oliver Varheji.


    Vuçiq ka theksuar se temë kryesore e këtij takimi dhe darkës që pati me Varheji ishte integrimi evropian dhe përparimi i Serbisë në fushën e sundimit të ligjit dhe mbështetje edhe më të fortë ekonomike për rritjen e ekonomisë në këtë shtet.

    Ndërsa Komisioneri Evropian u ka bërë thirrje qytetarëve të Serbisë që të vaksinohen duke theksuar se Bashkimi Evropian dëshiron të ndihmojë rajonin të fitojë qëndrueshmëri dhe se Ballkani Perëndimor do të marrë 651 mijë vaksina nga të cilat 36 mijë do t’i përkasin Serbisë.

    “Pandemia dhe lufta kundër koronavirusit nuk mund të presin dhe mendoj se gjëja më e rëndësishme ishte të sillja vaksina në të gjithë rajonin, së pari në Serbi, si vendi më i suksesshëm në rajon për procesin e vaksinimit. BE-ja ka qenë me të gjithë rajonin që nga fillimi i pandemisë, nga ofrimi i ndihmës financiare, ofrimi i frigoriferëve për vaksina, ambulanca e gjëra të tjera”, tha ai.

    Vuçiq pas darkës publikoi edhe një fotografi bashkë me Varheji duke thënë se shijuan verën e mirë të Serbisë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!