×
  • Lajme
  • Lajme

    Nis puna për hetimin e PTK-së pas qindra punësimeve

    Reporteri
    07 Maj 2019 | 11:35

    Komisioni Hetimor Parlamentar për Telekomin, i udhëhequr nga deputeti i PSD-së, Visar Ymeri, ka filluar sot punën e tij për të diskutuar rreth PTK-së dhe Vala-s.


    Në qëndër të diskutimit ishte çështja e ultimatumit të kompanisë Z-Mobile, e cila ka kërkuar pagesën e borxhit nga ana e Telekomit në një afat prej dy javësh, e nëse kjo nuk ndodh rastin do ta dërgojë në përmbarim.

    Deputetja Albulena Haxhiu, duke folur për këtë situatë, paraqiti para deputeteve nevojën që të ketë një seancë të jashtëzakonshme në Kuvend.

    Deputetet, Milaim Zeka, Armend Zemaj, Bekim Haxhiu janë shprehur të gatshmëm të diskutojnë në Kuvend , pasi edhe Qeveria ka dorë në këtë çështje.

    Mirëpo kryesuesi i komisionit Ymeri në fjalën e tij, tha se diskutimet se a duhet të ketë seancë apo jo nuk duhet të jenë pjesë e komisionit.

    “Nëse jeni për seance të jashtezakonshme, mbledhni nënshkrimet dhe dërgoni në kuvend, pasi ky diskutim nuk është në rend dite sot” tha Ymeri.

    Komisioni, është duke vazhduar disktutimin pas kërkesës së deputetet Albulena Haxhiu, se ky komision duhet të ia dërgoj një letër gjykatës, se cilat janë mundësitë që të pezullohet ky vendim.

    “Propozoj që ne si komision të i drejtohemi gjykatës, me një letër ku kërkojme të vendoset një masë e përkohshme e ndalimit” tha Haxhiu.

    Armend Zemaj, nga radhët e LDK-së ka vleresuar se ky poropozim është pak kompleks.

    “Në aspektin procedural dhe juridik, pasi jemi në një gjendje që të intervenojmë sa më shpejt, nuk jam i interesuar ta bëjë dikend target qitjeje pa e gjetë atë që e ka pru Telekomin në këtë gjendje, pasi nuk jam i interesuar të amnistohet gjithë ai grup kriminal i cili na ka sjell në këtë gjendje” tha Zemaj.

    “…Për të qenë korrekt, ne e kemi zyrën ligjore të kuvendit dhe duhet te konsultohemi me ta, se a duhet kerkesa të drejtohet për vendosjen e masës së përkohshme nga komisioni në gjykatën supreme” shtoi ai.

    Edhe kryesuesi Ymeri, është shprehur dakord që kjo çështje të shkojë përmes zyrës ligjore të kuvendit.

    “Fillimisht duhet ta dijmë se kujt ti drejtohemi për këtë çështje, nëse kuvendi ka të drejtë të i drejtohet gjykatës, pasi unë nuk i di këto gjëra, e rëndësishme është se qka e pyesim zyrën ligjore të kuvendin” tha Ymeri.

    Deputetja Haxhiu, në replikën e saj tha se duhet të i shkruajmë Gjykatës Themelore që ta ndërpresin , duke i shpjeguar gjykatës se kemi formuar një komsion hetimor dhe arsyet e tjera.

    “Me pas qenë kjo punë e lehtë isha ardh me nenin konkret. Arsyeja që po e them këtë se jam konsultu me persona që e njohin këtë çështje, ndërsa nëse shkojmë përmes zyrës ligjore po besoj që ata do të hezitojnë të japin mendim” tha Haxhiu.

    “…Nëse lënda shkon në përmabarim privat nga Devollët, menjeherë do të bllokohen llogaritë, pasi që përmabruesit privat dihet sa shpejt funksionojnë, shtoi ajo.

    Deputeti Milazim Zeka, në fjalën e tij ka propozuar që letra duhet të dërgohet jo nga zyra ligjore e kuvendit, por nga zyra ligjore e Telekomit.

    “Nuk kemi të drejtë ligjore me kurfar letre të i drejtohemi gjykatës, ju e dini që ne kemi qenë të arrestuar, e as Kryetari i Kuvendit e as zyra ligjore e kuvendit nuk ka mujtë me dërgu letër gjykatës”, tha ai.

    Me qenë unë kryeministër ia kisha ngjit drynin nesër, kurrfar krimi nuk ka bo Blerim Devolli krim kanë bo ata që ia kanë dhanë çelësin Blerim Devollit, tha Zeka.

    Sipas tij, Blerim Devolli duhet të dënohet me 400 milionë euro për falsifikim.

    “A ska shtet që mundet me e dënu Blerim Devollin 400 milionë euro për falsifikime për anekse për kontrata që e kanë nënshkru këtë marrëveshje duke fillu prej Adnan Mervocit e deri te Shyqyri Haxha që ia kisha dhanë ka 40 vite burg” shtoi Zeka.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!