×
  • Lajme
  • Lajme / Marrëveshja

    Komisioni për Legjislacion miraton Projektligjin për marrëveshjen e burgjeve me Danimarkën

    Reporteri
    23 Maj 2024 | 10:09

    Me shtatë vota për dhe dy abstenime, Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Traktatit ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës për shfrytëzimin e Institucionit Korrektues në Gjilan me Qëllim të Ekzekutimit të Dënimeve Daneze.

    Ndërkaq gjatë kësaj mbledhje u miratua edhe Propozimi i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha i cili paraqiti raportin e amandamentit të propozuar për noteri.

    “Kemi marr parasysh gjitha projektet ka qenë punë e mirë, një propozim e kemi me një regjistër te noterëve rezervë ku me automatizëm hyjnë në funksion, e për afate ka mbetur koordinimi me deputet tjerë”, tha Basha.

    Traktati, i nënshkruar nga Ministrat e Drejtësisë të të dy vendeve më 26 prill 2022 në Prishtinë dhe më 16 maj 2022 në Kopenhagë, synon të përmirësojë kapacitetet dhe bashkëpunimin në fushën e drejtësisë penale midis Kosovës dhe Danimarkës.

    “Çështja kryesore e trajtuar në këtë projektligj është ratifikimi i Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e Institucionit Korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze, të nënshkruar nga Ministrat e Drejtësisë të të dy vendeve, më 26 prill 2022 në Prishtinë dhe 16 maj 2022 në Kopenhagë të Danimarkës”, thuhet në njoftim.

    Qeveria e Kosovës ka theksuar rëndësinë e këtij traktati, duke theksuar se ai do të kontribuojë në forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe do të ndihmojë në menaxhimin më efikas të dënimeve penale.

    Institucioni Korrektues në Gjilan do të përdoret për të vuajtur dënimet e shtetasve danezë, duke lehtësuar kështu presionin mbi sistemin korrektues të Danimarkës dhe duke siguruar kushte të përshtatshme për të burgosurit.

    Kujtojmë Kuvendi i Kosovës në mbledhjen e mbajtur më 16 maj nuk e kaloi marrëveshjen me Danimarkën për burgje. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!