×
  • Lajme
  • Lajme

    Komisioni për Shëndetësi dërgon në Prokurori tenderët e Ministrisë së Shëndetësisë gjatë pandemisë

    Reporteri
    27 Maj 2020 | 14:03

    Anëtarët e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, në mbledhjen e mbajtur sot kanë vendosur që të kërkojnë nga Prokuroria që të hetojë procedurat tenderuese të zhvilluar nga Ministria e Shëndetësisë në kohën e pandemisë.


    Kërkesa për hetim është mbështetur edhe nga deputetët e Vetëvendosjes.

    Pas mbledhjes së Komisionit për Shëndetësi, kryetarja e komisionit, deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj, ka thënë se si komision kanë vendosur që dosjen me dokumente për tenderët e MSH-së gjatë pandemisë ta dërgojnë në prokurori.

    Sipas saj ka dyshime që gjatë kësaj periudhe ka pasur keqpërdorime në procedurat tenderuese.

    Anëtari i Komisionit nga radhët e VV-së, deputeti Fitim Uka, ka thënë se edhe në mbledhjen e mbajtur të martën, sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë, Naim Bardiqi, ua ka bërë të qartë se ata si ministri u kanë bërë thirrje organeve të konkurrencës si dhe Policisë që të mbikëqyrin proceset tenderues. Por Uka ka thënë se kjo nuk ka qenë e mjaftueshëm për deputetët e opozitës.

    “Tendenca e një pjese të opozitës është që të krijojë spektakël medial nga një çështje e tillë, por fatmirësisht një gjë e tillë nuk kalon pasi që vetë ministri i Shëndetësisë sot i ka bërë thirrje Prokurorisë së shtetit që të hetojë tenderët”, është shprehur Uka. Ai ka thënë se për të treguar që si LVV nuk janë kundër hetimit, sot kanë mbështetur kërkesën e deputetëve të opozitës që lënda të dërgohet në Prokurori.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!