×
  • Lajme
  • Lajme

    Kompania e biletave ankohet se u sulmua nga hakerët, dyshohet që qytetarëve iu morën të dhënat bankare

    Reporteri
    12 Nëntor 2019 | 22:25

    “Tiks.app”, platforma për shitjen e biletave të ndeshjes Kosovë – Angli, është ankuar në sulme të hakërreve për dështimin e sotëm që të shesë bileta për ndeshjen e së dielës.


    Shumë qytetarë u ankuan se po e kanë të pamundur blerjen e biletave, ndërsa kjo platformë përmes një njoftimi të ri ka thënë se po punon për të riaktivizuar shërbimin.

    Kosovarët, në tentime të dëshpëruara për të blerë bileta për Kosovë-Angli

    “Ne si platformë kemi qenë cak i disa sulmeve me ç’rast shërbimi ka qenë shumë i limituar. Ne jemi munduar që shërbimin ta mbajmë aktiv gjatë kësaj, mirëpo kjo gjë nuk ishte e mundur. Disa prej përdoruesve kanë arritur të sigurojnë bileta, ndërsa për përdoruesit e tjerë jemi duke punuar në vazhdimësi për të riaktivizuar shërbimin. Ndjejmë keqardhje për situatën e cila është krijuar dhe shpresojmë të kemi mirëkuptimin e juaj në këtë rast. Shpresojmë që këto akte keqdashëse të ndalen sa më shpejtë dhe shërbimi i shitjes së biletave të vazhdojë shumë shpejtë”, thuhet në njoftimin e kësaj platforme.

    Ndërkohë, shitja e biletave në tregun e zi tashmë ka filluar e kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka thënë se ka kontaktuar me drejtuesit e kompanisë për shitjen e biletave dhe se ai ka marrë garanci se sistemi është duke funksionuar dhe nuk ka probleme.

    Ndryshe, po dyshohet se hakerët kanë mundur të sigurojnë qasje në të dhënat bankare të atyre që kanë tentuar të blejnë bileta gjatë ditës së sotme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!