×
  • Lajme
  • Lajme

    Kompania kosovare i shet në Kroaci 24 respiratorë të vjedhur nga Suedia

    Reporteri
    10 Maj 2021 | 12:39

    Autoritetet kroate kanë penguar futjen në treg të 24 respiratorëve të cilët ishin raportuar të vjedhur në Suedi.


    Policia e Zagrebit ka arrestuar të shtunën një sipërmarrës 25-vjeçar, i cili kishte blerë 24 respiratorë nga një kompani kosovare në muajin shkurt të këtij viti.

    24 pajisjet ishin raportuar të vjedhura në Suedi më parë gjatë fillimit të vitit. Sipas policisë kroate, pajisjet e vjedhura i ka pasur në posedim një firmë në Kosovë, para se t’i shiste në Kroaci.

    Respiratorët mjekësorë kishin vlerë 350 mijë euro apo 3.5 milionë krona suedeze, ka njoftuar Policia e Zagrebit.

    “Gjatë hetimit penal përmes bashkëpunimit ndërkombëtar, u konfirmua që respiratorët ishin vjedhur në Suedi dhe se vjedhja ishte raportuar më 15 shkurt 2021 gjatë transportit të tyre nga Suedia”, thuhet në njoftimin e Policisë së Zagrebit.

    Respiratorët janë konfiskuar nga policia, ndërkaq 25-vjeçari i dyshuar rrezikon deri në pesë vjet burgim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!