×
  • Lajme
  • Lajme

    Komuna e Drenasit i shpallë “Qytetar Nderi” Edi Ramën dhe 4 ish-presidentët e Shqipërisë

    Reporteri
    27 Tetor 2022 | 13:11

    Sot, në mbledhjen e rregullt të Asamblesë komunale, janë aprovuar disa vendime, në mesin e tyre, me propozim të Kryetarit të komunës, Ramiz Lladrovci, me vota unanime, janë shpallur “Qytetar Nderi”, katër ish-presidentët, Prof. Dr. Rexhep Meidani, Prof. Dr. Alfred Moisiu, Prof. Dr. Bamir Topi, Prof. Dr. Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama dhe znj. Ana Roch.

    Kjo e fundit është aktiviste për viktimat e dhunës së luftës në Kosovë, njëherit deputete e kantonit të Gjenevës.

    Lladrovci ka shkruar se “Komuna jonë, pjesë e Drenicës dhe Kosovës, e njohur e mirënjohur për mikpritje, liridashës e atdhetar, djep i UÇK-së, është e nderuar që të gjithë të shpallurit “Qytetar Nderi”, nga sot, me nderim, do t’i ketë në mesin e vet”.

    Postimi i tij i plotë:

    Sot, në mbledhjen e rregullt të Asamblesë komunale, kemi marrë disa vendime me rëndësi, kemi shpallur “Qytetar Nderi”, gjashtë personalitete.

    I falënderoj të gjithë asamblistët për vendimin e shpalljes me vota unanime “Qytetar Nderi”, personalitetet në vijim: Prof. Dr. Rexhep Meidani, Prof. Dr. Alfred Moisiu, Prof. Dr. Bamir Topi, Prof. Dr. Bajram Begaj, z. Edi Rama dhe znj. Ana Roch.

    Komuna jonë, pjesë e Drenicës dhe Kosovës, e njohur e mirënjohur për mikpritje, liridashës e atdhetar, djep i UÇK-së, është e nderuar që të gjithë të shpallurit “Qytetar Nderi”, nga sot, me nderim, do t’i ketë në mesin e vet.

    Faleminderit Kryesues i Asamblesë, Milaim Hajdari dhe asamblistë, jam krenar me Juve!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!