×
  • Lajme
  • Lajme

    Komuna e Gjilanit kundër mbylljes totale: Izolimi është si t’i bësh vetës një greminë të thellë

    Reporteri
    04 Prill 2021 | 13:17

    Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, në takimin virtual me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, ka kundërshtuar kategorikisht mbylljen totale si pasojë e pandemisë COVID-19.


    “Si komunë, jemi kategorikisht kundër mbylljes totale. Kjo përkrahje na erdhi edhe nga shumë komuna tjera. Të mendosh për mbyllje totale, është t’ia shkaktosh vetës një greminë të thellë, nga e cila edhe ashtu kemi çaluar, ku nuk kemi për tu ngritur lehtë”, ka thënë Ismajli.

    Ismajli ka thënë se Qeveria duhet të bëjë një balancë ndërmjet shtrëngimit të masave dhe dëmit sa më të vogël në ekonominë e Republikës.

    “Gjithashtu, në mbrëmjen e kaluar, sjelljet e AVUK-ut dhe Policisë së Kosovës, ishin irrituese duke u shkaktuar gjoba të papërballueshme bizneseve vendore”, ka alarmuar nënkryetari i Gjilanit.

    “Pandemia nuk ndalet duke ia vështirësuar gjendjen ekonomike bizneseve, e rrjedhimisht, edhe familjeve të cilat mbahen nga to”.

    “Ky veprim nga ana e tyre, është shumë i dëmshëm, dhe vetëm sa e keqëson gjendjen ekonomike, në një raport të drejtë bashkë me pandeminë. Duhet t’i ndajmë gjërat bashkë dhe ta nxjerrim më të mirën nga një gjendje e rënduar pandemike”, ka shtuar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!