×
  • Lajme
  • Lajme

    Komuna e Malishevës thotë se nuk janë 811 raste të thumbuar nga rriqra por 336

    Reporteri
    27 Maj 2020 | 13:31

    Shtabi Komunal i Malishevës për luftimin dhe parandalimin e Etheve Hermoragjike ka sqaruar opinion se lajmi i dhënë në disa  media se në Komunën e Malishevës janë thumbuar 811 persona nga rriqrat, nuk qëndron dhe besojmë që pa dashur është keqkuptuar njoftimi i IKSHP-së, lidhur me gjendjen nga thumbimi i rriqrave në vend.


    Kjo komunë ka njoftuar se nuk janë 811 raste të thumbuar nga rriqrat, por janë 336 raste, prej tyre 329 raste janë nga Komuna e Malishevës dhe 7 raste nga komunat tjera që kanë kërkuar trajtim në QKMF të Malishevës.

    “Përndryshe, në zonat e cilësuara si zona endemike, është duke u bërë dezinsektimi kundër rriqrave, të cilët janë bartës së virusit të etheve hemorragjike krime kongo (EHKK) dhe ky proces është duke shkuar shumë mirë. Problem mbetet procesi i repelimit të kafshëve (obligim i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës), pasi repelimi ndikon drejtpërdrejtë në ndërprerjen e ciklit të rriqrat dhe parandalon bartjen e rriqrave nga fusha në shtëpi, apo nga kafshët shtëpiake tek njeriu” thuhet në komunikatë.

    Numri i të thumbuarve nga rriqrat është përafërsisht i njëjtë me vitin paraprak, pasi siç e thashë më lartë, nuk është bërë repelimi as vitin e kaluar dhe as këtë vit.

    Momentalisht asnjë person nuk është i prekur me EHKK dhe ky është viti i shtatë me radhë që nuk kemi raste të vdekjeve dhe viti i gjashtë që nuk kemi raste të infektimit me EHKK në Komunën e Malishevës. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!