×
  • Lajme
  • Lajme

    Komuna e Mitrovicës largon reklamat nga qyteti

    Reporteri
    10 Maj 2019 | 15:31

    Me kërkesë të Drejtorisë për Planifikim dhe Urbanizëm, gjatë ditës së sotme inspektorët komunalë kanë ndërmarrë aksionin për heqjen e panove reklamuese të vendosura nëpër shtylla dhe hapësira të tjera publike, pa lejen adekuate nga autoritetet komunale.


    Sipas njoftimit të Komunës, deri më tani janë hequr reklama ilegale në afërsi të urës së Ibrit, bankës “TEB”, tek xhamia ”Isa Beg”, në afërsi të kompanisë “Ipko”, mbi “Urën e Gjakut” si dhe në disa segmente të tjera.

    Komuna njofton se ky aksion do të vazhdojë edhe në lokacione të tjera brenda territorit të komunës së Mitrovicës, transmeton Klan Kosova.

    “Këto veprime janë ndërmarrë me qëllim të lirimit të hapësirave publike, gjegjësisht heqjen e tezgave, reklamacioneve të ndryshme si dhe materialeve të tjera të vendosura pa leje adekuate të cilat pengojnë qarkullimin e lirë të qytetarëve”.

    “Me këtë rast, Komuna bën thirrje tek të gjitha subjektet afariste dhe qytetarët e interesuar që të aplikojnë për lejen përkatëse për vendosjen e materialeve të tilla, në bazë të kushteve të planifikimit urban, gjithmonë në interes të qarkullimit të lirë të qytetarëve”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!