Komuna e Prishtinës e dërgon LDK-në në përmbarues për 10 mijë euro

Drejtori i Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri ka njoftuar se kanë dërguar Lidhjen Demokratike të Kosovës në përmbarues për 10 mijë euro, shkruan Gazeta Online “Reporteri”.


Këtë e ka bërë të ditur në një postim në Facebook, ku i ka reaguar kryeministrit në detyrë, Avdullah Hoti, ku bëri thirrje që të respektohen masat kufizuese për të gjitha aktivitetet publike, ndonëse pikërisht për këtë është dënuar nga Komuna e Prishtinës.

“Mirë që na e kujtove: 10,000 euro borxh ia keni Komunës së Prishtinës partia juaj, për shkeljet në fjalë (lexo paragrafin tënd të dytë). Ps. Disa janë proceduar për përmbarim, tjera më mirë e më lirë paguani me kohë”, ka shkruar Tahiri.

Komuna e Prishtinës ka dënuar edhe partitë tjera, të cilët kishin mbajtur tubim në Prishtinë.