×
  • Lajme
  • Lajme

    Komuna e Prishtinës nis pastrimin e rrugëve me shampo për parandalimin e koronavirusit

    Reporteri
    17 Mars 2020 | 10:03

    Komuna e Prishtinës ka nisur aksionin e pastrimit të rrugëve në mënyrë më të veçantë se herëve të tjera.


    Sikur në disa vende të botës sot rrugët e kryeqytetit janë duke u pastruar me shampo

    Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka deklaruar se ky pastrim po bëhet pas përhapjes së Koronavirusit, virus me të cilin janë konfirmuar deri më tash 16 raste.

    Postimi i Ahmetit:

    Sot kemi filluar me pastrimin e rrugëve në Prishtinë si masë shtesë mbojtëse për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

    Falënderojmë ekipet e Komunës së Prishtinës dhe kompanitë e kontraktuara për angazhimin dhe kujdesin e shtuar gjatë këtyre ditëve.

    Ne të tjerët të i ndihmojmë ata duke u kujdesur për mjedisin ku jetojmë dhe duke qëndruar në shtëpi dhe reduktuar lëvizjet që nuk janë të domosdoshme!

    Vetëm kështu mund të ndihmojmë që të mbrojmë veten dhe të tjerët!

    Sepse, #bashkë mund të e tejkalojmë këtë sfidë shumë më lehtë!

    https://www.facebook.com/ShpendAhmetii/posts/2817151608354668

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!