×
  • Lajme
  • Lajme

    Komuna e Vushtrrisë edhe këtë vit do të ndajë nga 100 euro për çdo fëmijë të porsalindur

    Reporteri
    02 Mars 2021 | 9:25

    Komuna e Vushtrrisë edhe në këtë vit do të shpërblejë me nga 100 euro çdo fëmijë të porsalindur.


    Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësja komune, Xhafer Tahiri. Ai ka thënë se për dy vite po zbatohet një politikë e re në mbështetje të jetës, prindërve e fëmijëve.

    “Edhe këtë vit, Komuna e Vushtrrisë do të ndaj 120€ për fëmijët e porsalindur në qytetin tonë. Pra për të 2 vit me radhë po zbatojmë një politikë të re në mbështetje të jetës, prindërve e fëmijëve, duke synuar që të bëhet politikë nacionale! Buxhetin e kemi siguruar, ndërsa procedurat e aplikimit janë të njejtat!”, ka shkruar Tahiri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!