×
  • Lajme
  • Lajme

    Komuna e Lutës me 21 zyrtarë të suspenduar

    Reporteri
    13 Korrik 2019 | 19:09

    Komuna e Gjilanit gjatë vitit 2018, angazhoi 119 punëtor me kontrata për shërbime të veçanta.


    Prej tyre 42 në administratë si zyrtar prokurimi, inxhinier në sektorin e lejeve të ndërtimin, dhe personel sigurimi; 12 në Teatrin e Qytetit si artist; 43 në arsim si zyrtar administrativ, rojtarë shkollash apo pastrues, dhe 22 në shëndetësi si mjek të profileve të ndryshme apo infermiere.

    Sipas ligji i shërbimit civil Neni 12.4 Emërimet me afat të caktuar për një periudhë më të shkurtër se gjashtë (6) muaj do të bëhen në bazë të kontratave të quajtura “Marrëveshje për shërbime të veçanta” të cilat i nënshtrohen Ligjit për Detyrimet dhe për të cilat zbatohet një procedurë e thjeshtësuar e rekrutimit.

    Në 31 të angazhuarit në administratë, 39 raste të angazhuarit në arsim dhe 12 raste të angazhuarit në teatër komuna i ka mbajtur këta punëtor më shumë se 6 muaj brenda një viti duke tejkaluar kufizimin ligjor prej 6 muaj.

    Sipas auditorit angazhimi i tyre ka ardhur pasi komuna ka mbi 40 punëtor të suspenduar për shkak të hetimeve penale nga ana e prokurorisë, ndërsa për stafin tjetër Komuna nuk ka buxhet të aprovuar për personel shtesë.

    Indeksonline ka dërguar pyetje në adresë të komunës për të kuptuar se sa është aktualisht numri i të suspenduarve për shkak të keqpërdorimeve të detyrës zyrtare.

    Ndryshe nga ZKA, në një përgjigje me shkrim nga Zyra për media e komunës, bëjnë të ditur se gjithsej janë suspenduar 21 nënpunës civil.

    “Gjithsej janë të suspenduar 21 nëpunës civil të administratës komunale dhe këto të dhëna janë të bartura nga vitit 2016, sepse nga ajo periudhë nuk ka më asnjë të tillë të suspenduar”, thuhet në përgjigjën e tyre.

    Ata kanë theksuar se këta të suspenduar janë të administratës komunale nga drejtori të ndryshme.

    “Vepra penale për shkak të dyshimit të keqpërdorimit të detyrës zyrtare. Këto të dhëna janë siguruar nga Njësia e Personelit të Komunës së Gjilanit”, thuhet ndër të tjerash në përgjigje.

    Sipas Auditorit, mbulimi i pozitave të rëndësishme me marrëveshje të përkohshme rezulton me performancë dhe monitorim të dobët të stafit dhe rrit pasigurinë nëse në pozitat e tilla është angazhuar stafi adekuat.

    “Kryetari me menaxhmentin e komunës duhet t’i rishikojë nevojat reale për angazhim të punëtorëve me kontrata për shërbime të veçanta, pasi që rastet e vërejtura nuk kanë të bëjnë me shërbime të veçanta apo kalimtare por janëpozita të përhershme. Nevoja për staf shtesë për pozitat e karrierës duhet të analizohet dhe nëse rritja e numrit të stafit është e domosdoshme, kjo të inkorporohet edhe në planifikimet buxhetore”, thuhet në raportin e ZKA-së për këtë komunë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!