×
  • Lajme
  • Lajme

    Komuniteti Egjiptian në krahë të Haradinajt: Kthehu se kemi edhe shumë punë

    Reporteri
    20 Korrik 2019 | 9:00

    Deputeti i Komunitetit Egjiptian, Veton Berisha përmes një shkrimi në Facebook ka theksuar se dorëheqja e Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit dëshmon se ai është një burrështetas me vlera të larta dhe shumë i përgjegjshëm.

    Berisha i ka kërkuar Haradinajt që të kthehet në detyrë, sepse siç ka shkruar ai, “kemi akoma punë përë të bërë bashkë”.

    “Kryeministër z. Ramush Haradinaj, komuniteti Egjiptian dhe unë si përfaqësues i tyre sinqerisht të falenderoj për bashkëpunimin dhe përkrahjen tuaj gjatë gjithë mandatit si kryeministër i vendit. Dorëheqja e juaj edhe një herë e dëshmon se jeni burrshtetas me vlera të larta dhe shumë i përgjegjshëm. Ne bashkarisht vazhdojmë dhe mbesim të përkushtuar për ndërtimin e Kosovës si shtet i të gjithë neve. Të presim të kthehesh në detyrë sepse kemi akoma punë për të bërë bashkë”, ka shkruar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!