×
  • Lajme
  • Lajme

    Konfirmohet: Drejtori i Thesarit i infektuar me Covid-19, jep versionin e tij për vjedhjen e dy milionëshit

    Reporteri
    23 Tetor 2020 | 14:20

    Drejtori i Thesarit, Ahmet Ismaili, përmes një letre ka folur për vjedhjen që ka ndodhur në institucionin që  ai drejton.


    Ai, në letër nuk ka folur për përgjegjësitë, por ka thënë se është çuar dëm mundi i shumë punëtorëve që në këtë kohë pandemie kanë punuar edhe me orar të zgjatur.

    Ismaili konfirmoi raportimin e Gazetës Online “Reporteri.net” se që prej 16 tetorit është në izolim, pasi ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

    “Veprimi që ka ndodhur është krejtësisht individual, duke tejkaluar autorizimet ligjore, duke ndërmarrë veprime të palejuara, duke krijuar përdorues false në sistem dhe duke thyer/resetuar fjalëkalime të zyrtarëve përgjegjës të ministrisë, nga e cila janë marre mjetet. Pra, ka përdorur qasjet nga sistemi për të bërë krim, i cili ka pasur qëllim mashtrimin përmes manipulimit dhe thyerjes nga brenda të sistemeve, që bie në domenin e krimit kibernetik po ashtu. Ky veprim është kryer pa bashkëpunim dhe pa asnjë aprovim nga eproret”, ka thënë Ismaili në letër.

    Më 09 tetor 2020 në Thesarin e Shtetit ka ndodhur ajo që po quhet si “Vjedhja e Vitit”. Mbi 2 milionë Eurove të shtetit janë ‘avulluar’ përmes 4 transaksioneve në llogaritë e një kompanie private, “LDA Group SHPK”, që del të jetë e dyshimtë, nga Drenasi.

    11 ditë pas, më 20 tetor 2020, Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin Labinot Gruda, zyrtar në Ministrinë e Financave. Atij, Gjykata Themelore e Prishtinës tashmë i ka caktuar një muaj paraburgim, pasi po dyshohet se duke “Keqpërdorur Pozitën apo Autoritetin Zyrtar” kreu transaksionin e vjedhjes 2.78 milionëshe në Thesar të Shtetit. Derisa, pronarët e kompanisë që përfituan nga ky skandal, Kadri e Valon Shala, ndodhen në arrati, dhe besohet të jenë larguar krejtësisht nga Kosova. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!