×
  • Lajme
  • Lajme

    Kongo letër Serbisë pas deklaratave të Pacollit: Nuk e njohim pavarësinë e Kosovës

    Reporteri
    07 Maj 2019 | 16:51

    Republika e Kongos nuk njeh, as de facto dhe as de jure, pavarësinë e Kosovës. 


    Ky njoftim, siç shkruajnë mediat serbe se ka ardhur sot nga Ambasada e Kongos në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë, transmeton Reporteri.net.

    Ambasada thuhet se ka bërë këtë reagim për shkak të deklaratës së Ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli i cili më 2 maj 2019 tha se Kongo së shpejti do të njohë pavarësinë e Kosovës.

    Në të njëjtën kohë, në deklaratë Ambasada i kërkon Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë të marrë parasysh këtë sqarim.

    Kongo nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, ndërsa Serbia vazhdon të besojë në miqësinë e ish- Jugosllavisë me vendet afrikane, disa nga të cilat ende s’e kanë njohur Kosovën.

    Ndryshe, Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, një javë më parë paralajmëroi dy njohje të reja për vendin.

    Ai ka thënë se këto ditë pritet njohja e Kosovës nga Kongo dhe Etiopia./Reporteri.net

     

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!