×
  • Lajme
  • Lajme

    Kongresisti Meeks gjatë takimit me Kurtin: Serbia duhet t’i pranojë krimet dhe ta njohë Republikën e Kosovës

    Reporteri
    20 Maj 2022 | 21:36

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur sot në takim nga Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, kongresisti Gregory Meeks.

    Sipas Zyrës së Kryeministrit, Kongresisti Meeks tha se Serbia duhet t’i pranojë krimet në Kosovë dhe ta njohë Republikën e Kosovës, shkruan Reporteri.net

    “Kongresisti Meeks tha se Serbia duhet t’i pranojë krimet në Kosovë dhe ta njohë Republikën e Kosovës. Ai tha se marrëdhëniet me Kosovën janë shumë të rëndësishme për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kryeministri Kurti e falënderoi kongresistin Meeks për qëndrimet dhe mbështetjen ndaj Republikës së Kosovës dhe e ftoi që ta vizitojë Kosovën”, thuhet në njoftimin e ZKM’së.

    Për takim me Kurtin ka njoftuar edhe Kongresisti Meeks.

    Përmes një postimi në Twitter, Meeks ka thënë se ka pasur takim produktiv me Kurtin, duke shtuar se kanë biseduar për marrëdhëniet ShBA-Kosovë dhe nevojën që Serbia dhe shtetet tjera ta njohin pavarësinë e Kosovës.

    “Takim produktiv me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin, zëvendësministren e punëve të Jashtme, Liza Gashi dhe ambasadorin Ilir Dugolli. Diskutuam për marrëdhënien e fortë SHBA-Kosovë dhe sfidat për sigurinë evropiane nga Rusia si dhe nevojën për Serbinë dhe të tjerët që të njohin pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Meeks./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!