Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe është goxha projekt i vdekur.
Në një intervistë në ‘DPT te Fidani’, Konjufca ka thënë se disa prej faktorëve ndërkombëtarë kanë mbetur shumë mbrapa, siç thotë ai, në premtimin që ia kanë dhënë Serbisë për një ‘Zajednicë’.
Sipas tij, ‘Zajednica’ për Serbinë është një shtet në Kosovë, ndërsa për Kosovën do duhej të ishte një mekanizëm joqeveritar.
“Disa prej faktorëve ndërkombëtarë kanë mbetur shumë prapa, para 11 vjetësh, në Kosovë. Kanë mbetur në atë premtimin që ia kanë dhënë Serbisë, se këtu do të bëhet një Zajednicë, edhe sjellja që unë e shoh mbi urë, ka lidhje me këtë qëndrim”.
“Zajednica është goxha projekt i vdekur. Është mënyra se si e ka kuptuar Kosova dhe se si e ka kuptuar Serbia: për Serbinë ajo është një shtet në Kosovë, për Kosovën ish dashtë me qenë një mekanizëm joqeveritar”, tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.