×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca tregon pse nuk po ngritet mocioni ndaj Qeverisë “Haradinaj”

    Reporteri
    25 Qershor 2019 | 23:43

    Kryetari i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka deklaruar se sipas një përllogaritje të tij duhet të jenë më së paku 63 vota kundër Qeverisë “Haradinaj”.


    Ai ka deklaruar se sa për VV-në do të duhej qysh nesër të hidhej në votim mocioni, duke shtuar se janë kushtet që Qeveria aktuale me u rrëzuar.

    “Ja kemi shpjeguar LDK-së se sa për VV-në mocioni do të duhej të vendosej tash. Nuk e di, ndoshta kanë arsye zgjedhjet e brendshme, por ne si VV ja kemi shprehur këtë qëndrim LDK. Shtyrja e devalvon këtë mocion dhe do të futemi në pushimet e verës që janë gati dy muaj që do humbin pa ndonjë rezultat dhe në shtator do të shkojmë në defansiv. Kemi shpresuar që këtë javë të ndodhë mocioni, do të ishte mire që në javën e parë të korrikut”, ka deklaruar Konjufca në T7, shkruan Reporteri.net.

    Ai më tej tha se nuk ka kuptim të vonohej dhe mocioni duhet të hedhet në votim, ndërsa tregoi se kujt i konvenon e kujt jo me shkuar në zgjedhje.

    “Mendoj se edhe AAK-ja është me shkuar zgjedhje, por subjektet që më së paku me shkuar zgjedhje janë PDK-ja dhe NISMA, ndërsa PSD-së nuk mendoj se i konvenon me shkuar në zgjedhje”, tha Konjufca. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!