×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca, Lushtakut: Le ta mbrojë UÇK-në shoku yt që u përkul para pllakës serbe

    Reporteri
    30 Shtator 2020 | 22:42

    Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konufca, i ka thënë ish-kreut të Skenderajt, Sami Lushtakut, me ironi le ta mbron UÇK-në shoku yt që u përkul para pllakës serbe, duke aluduar në presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.


    Konjufca tha se këtë veprim Thaçin e bëri për t’i hyrë në qejf Serbisë.

    “Ani thuaj Lushtakut le ta mbron UÇK-në shoku yt që iu përkul pllakës serbe në të cilën thuhet se UÇK është terroriste. Që e bëri një veprim të tillë vetëm për t’i hyrë në qejf Serbisë”, ka thënë Konjufca në Debat Plus.

    Ky reagim erdhi pasi Lushtaku i tha kreut të VV-së, Albin Kurtit, se ky i fundit nuk ka ndjeja për UÇK-në.

    “Për ta mbrojtur një vlerë, atë vlerë duhet ta kesh tënden ose së paku të dëshmohesh se sadopak e ndjen atë, e kjo i mungon Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë Lushtaku.

    https://www.facebook.com/SamiLushtaku/posts/1799371136878347

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!