×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca në Washington takohet me zyrtarë të lartë të shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën

    Reporteri
    29 Mars 2023 | 15:49

    Në margjinat e Samitit të Dytë për Demokraci që po mbahet në Washington, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është takuar me zyrtarë të lartë nga disa shtete që ende se kanë njohur Kosovën.

    “Në margjina të Samitit të Dytë për Demokraci që po mbahet në Uashington, pata rastin të zhvilloj një sërë takimesh të frytshme me kryetarë të parlamenteve, deputetë, zyrtarë të lartë dhe personalitete nga Kenia, Gambia, Armenia, Gana, Zambia, Liberia dhe Kosta Rika, disa prej tyre shtete jonjohëse të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Konjufca.

    Konjufca ka shtuar se ka potencuar progresin demokratik të Republikës së Kosovës dhe përkushtimin institucional në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimit Evropian dhe në NATO.

    “Me përfaqësues të këtyre shteteve biseduam për rolin e parlamenteve tona në ndërtim dhe intensifikim të marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimit në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët.

    Theksova përkushtimin e Republikës së Kosovës për kultivimin e miqësisë, zhvillimin e modaliteteve për bashkëpunim në të ardhmen dhe avancimin e raporteve ndërshtetërore me qëllim forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës”, ka shkruar Konjufca.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!