×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca për vrasjen në Pejë: Krim i rëndë, të bëhet çmos që të zbardhet rasti

    Reporteri
    09 Shtator 2021 | 7:05

    Kryeparlamentari, Glauk Konjufca, ka reaguar pas vrasjes së dyfishtë që ndodhi në qytetin e Pejës, duke thënë se organet e rendit duhet të bëjnë çmos që të zbardhet rasti.


    Konjufca ka thënë se ky rast është “një krim i rëndë”.

    “Të gjithë jemi shumë të tronditur nga dy ngjarjet e sontme, të cilat na prekën e na pikëlluan pa masë. Vrasja e Astrit Ademaj, kandidat për kryetar të Pejës nga PDK-ja dhe e Blerand Kadriajt nga Deçani është një krim i rëndë. Inkurajojmë organet e rendit të bëjnë çmos që të zbardhet rasti. Familjeve Ademaj e Kadriaj ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta.”

    Ai ka reaguar edhe pë ngjarjen tragjike në Tetovë, ku u dogj spitali COVID.

    “Po sonte u trishtuam edhe nga djegia e spitalit në Tetovë. Deri tash mësohet për disa viktima dhe plot të lënduar rëndë.

    Bashkëndjejmë thellë me të gjitha familjet të cilat i humbën më të dashurit e tyre në këtë tragjedi të papërshkrueshme. Kurse të lënduarve ju dëshirojmë të shërohen.

    Pranoni ngushëllimet e mia dhe të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, ka përfunduar Konjufca.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!