×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca pritet në takim nga homologu Xhaferi dhe presidenti Pendarovski

    Reporteri
    12 Dhjetor 2022 | 14:16

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është duke e zhvilluar një vizitë në Maqedoninë e Veriut, ku është pritur në takime të ndara nga homologu Talat Xhaferi dhe Presidenti Stevo Pendarovski.

    Gjatë këtyre takimeve, ata kanë shkëmbyer mendime për aktualitetin politik, zhvillimet rajonale dhe mbështetjen e ndërsjellë në rrugën e integrimit evropian të të dy shteteve.

    “Në diskutimet përmbajtjesore mbizotëroi fryma e pajtimit të plotë rreth interesave të përbashkëta të bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut”.

    “Gjithashtu i vlerësuam të shkëlqyera marrëdhëniet e deritashme dhe ritheksuam gatishmërinë për kultivimin e mëtutjeshëm të raporteve tona, përfshirë edhe bashkëpunimin ndërparlamentar, duke konsideruar se avancimi i marrëdhënieve dypalëshe në të gjitha sferat me interes të përbashkët i kontribuon zhvillimit të ndërsjellë, stabilitetit të rajonit dhe më gjerë”.

    “Me Presidentin Pendarovski dhe Kryetarin Xhaferi ndamë pikëpamje të njëjta se i gjithë Ballkani Perëndimor duhet të integrohet sa më parë në BE dhe në NATO, meqë një hap i tillë nuk do të linte hapësira destabilizimi në rajonin tonë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!