×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca s’beson të ketë së shpejti marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë

    Reporteri
    24 Tetor 2022 | 14:50
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca

    Se a do të ketë një marrëveshje së shpejti mes Kosovës dhe Serbisë, siç edhe është bërë kryetemë në vend, kryekuvendari Glauk Konjufca u shpreh mosbesues, raporton gazeta online Reporteri.net.

    Duke hedhur vështrimin kah struktura e qeverisë së re serbe, dhe konsoldimit të thellë të elementeve pro-ruse, Konjufca u shpreh mosbesues për mundësinë e arritjes së një marrëveshje të shpejtë. “Nuk jam optimist”, tha ai.

    Megjithatë, kryekuvendari u shpreh se njohja e ndërsjellë Kosovë-Serbi do t’i shërbente për të mirë tërë kontinentin evropian ngase, siç tha ai, “do të mbyllte çështje shumë të rëndësishme”.

    “E gjithë struktura e rëndësishme e Serbisë: inteligjenca, ushtria, policia, dhe politika e brendshme –  është e udhëhequr nga personalitete që hapur thonë se Serbia duhet të bashkëpunojë me Rusinë”.

    Si shembuj më goditës, Konjufca e mori ministrin aktualisht më fashist në skenën politike serbe, Aleksandar Vulin’in dhe lojtarin politk serb më pro-rus, Ivica Daçiç’in. Njëri i emëruar në krye të BIA-s famëkeqe, tjetri i emëruar në pozitën e kryediuplomatit.

    Konjufca, për këtë kastë politike të Beogradit, e merr për punë të kryer se “çfarë rruge [ata] duan të ndjekin”.

    Daçiç në garën e tij në zgjedhjet e përgjithshme të 3 prillit ka garuar me tri premtime kryesore: “Kurrë në NATO, kurrë sanksione ndaj Rusisë dhe kurrë njohjen e pavarësisë së Kosovës”, shkruan Reporteri.net.

    Vulin, në anën tjetër, është më ekspliciti në adhurimin e tij ndaj Federatës Ruse, i cili së fundi udhëtoi edhe për në Moskë ku u prit nga kryediplomati më i padëshiruar aktualisht në botë, Sergej Lavrov./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!