×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca takohet me ambasadoren finlandeze, flasin për pandeminë COVID-19

    Reporteri
    28 Prill 2021 | 16:55
    Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pija Stjernvall, e cila e ka uruar për detyrën e re në krye të Kuvendit dhe për konstituimin e institucioneve të vendit, të dala nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

    Ambasadorja Stjernvall po ashtu i vlerësoi shumë të dobishme marrëdhëniet e deritashme në mes të dy vendeve, duke konfirmuar gatishmërinë e thellimit të bashkëpunimit të shtetit të saj me Republikën e Kosovës.
    Në takim u diskutua edhe për ballafaqimin me pandeminë, si prioritet kryesor i institucioneve tona shtetërore, si dhe mbështetjen e domosdoshme rreth sigurimit të vaksinave për qytetarët tanë.
    Konjufca e falënderoi ambasadoren Stjernvall për mbështetjen e Finlandës ndaj shtetit tonë në fusha të ndryshme zhvillimore, si dhe shprehu gatishmërinë për vazhdimin dhe zgjerimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve dypalëshe.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!