×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca takohet me ambasadorin turk, flasin për sigurimin e vaksinave antiCOVID

    Reporteri
    01 Prill 2021 | 18:12
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, sot ka pritur në takim ambasadorin turk në Kosovë, Çağrı Sakar, i cili e ka përgëzuar për detyrën e re.

    Në takim është biseduar për zhvillimet politike, situatën me pandeminë si dhe përpjekjet e Kosovës për sigurimin e vaksinave antiCOVID.
    “Janë shqyrtuar edhe mundësitë e rritjes së bashkëpunimit në sferën e ekonomisë, këmbimit tregtar dhe zhvillimit të diplomacisë parlamentare.”
    “Kryetari Konjufca e ka informuar ambasadorin turk për prioritetet e këtij mandati dhe ka përmendur dinamizmin e punës së organit legjislativ, reformën zgjedhore si dhe reformat në sistemin e drejtësisë”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!