×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca takon Presidentin e Asamblesë së Këshillit të Evropës, bisedojnë për anëtarësimin e Kosovës në KiE

    Reporteri
    24 Janar 2023 | 21:02
    Kryekuvendari Glauk Konjufca në takim me Presidentin e Asamblesë së KiE, Tiny Kox

    Kryekuvendari Glauk Konjufca, i shoqëruar nga delegacioni i Kuvendit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE) ka zhvilluar të martën disa takime me drejtues të lartë të APKE-së, të grupeve politike e të komiteteve.

    Ndër të tjera, Konjufca ka zhvilluar takime me Presidentin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Tiny Kox dhe Sekretaren e Përgjithshme, Despina Chatzivassiliou.

    Në këto takime, Konjufca ka folur për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës si dhe për tema me interes për thellimin e bashkëpunimit me KiE, njofton drejtoria për për media dhe marrëdhënie me publikun në Kuvendin e Kosovës, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

    “Në këto takime u diskutua për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, rëndësinë dhe mbështetjen e nevojshme, për të siguruar që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës, progresin në respektimin dhe promovimin e të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit, gjë që dëshmohet nga raporte ndërkombëtare, si dhe tema të tjera me interes për thellimin e bashkëpunimit me Këshillin e Evropës”, thuhet në njoftim.

    “Gjatë takimeve, u kuptua rëndësia dhe domosdoshmëria e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, përderisa kryetari Konjufca kërkoi mbështetje në këtë process”, thuhet tutje.

    Përfaqësues të Kuvendit të Kosovës po qëndrojnë në Strasburg të Francës në kuadër të punimeve të seancës vjeshtore të APKE-së.

    Konjufca edhe të mërkurën do të zhvillojë takime të tjera me pjesëmarrësit në Asamble.
    Kujtojmë se Kosova në maj të vitit të kaluar ka aplikuar për anëtarësim në Këshill të Evropës. Dorëzimin e aplikimit e kishte bërë kryediplomatja Donika Gërvalla. /Reporteri.net/.

    Kosova aplikoi sot, cilat janë procedurat për pranimin në Këshillin e Europës

    Njoftimi i plotë:

    Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca dhe delegacioni i Kuvendit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE), zhvilloi sot një agjendë të pasur takimesh me drejtues të lartë të APKE-së, të grupeve politike e të komiteteve.

    Në ditën e parë të vizitës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, në Strasburg të Francës, kryetari Konjufca, i shoqëruar nga nënkryetarja e Kuvendit dhe kryesuese e delegacionit, Saranda Bogujevci, si dhe anëtarët e tjerë, deputetët Enis Kervan, Besnik Tahiri dhe Ariana Musliu Shoshi, u prit në një takim të veçantë nga Presidenti e APKE-së, Tiny Kox dhe Sekretarja e Përgjithshme, Despina Chatzivassiliou.

    Po sot, kryetari Konjufca dhe delegacioni që e shoqëron, zhvilloi takime të ndara me Kryesuesin e Komitetit për Çështje Politike dhe Demokraci, Zsolt Németh, Kryesuesin e Grupit Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën, Iulian Bulai, me deputetin nga radhët e delegacionit gjerman në APKE, Knut Abraham, si dhe me George Papandreu, nga radhët e delegacionit grek.

    Në këto takime u diskutua për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, rëndësinë dhe mbështetjen e nevojshme, për të siguruar që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës, progresin në respektimin dhe promovimin e të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit, gjë që dëshmohet nga raporte ndërkombëtare, si dhe tema të tjera me interes për thellimin e bashkëpunimit me Këshillin e Evropës.

    Gjatë takimeve, u kuptua rëndësia dhe domosdoshmëria e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, përderisa kryetari Konjufca kërkoi mbështetje në këtë proces.

    Vizita në Strasburg po zhvillohet në kuadër të punimeve të seancës vjeshtore të APKE-së, e cila po mbahet në datat 23-27 janar 2023.

    Gjatë ditës së sotme para deputetëve me një fjalim u adresua kryetarja e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, njëherësh nënkryetare e Kuvendit, Saranda Bogujevci. Znj. Bogujevci foli në emër të grupit të Socialistëve, Demokratëve dhe të Gjelbërve lidhur me dhunën seksuale në luftë dhe konflikt.

    Gjatë ditës së nesërme kryetari Glauk Konjufca do të zhvillojë një sërë takimesh të tjera me kryesues të grupeve dhe delegacione të parlamenteve të ndryshme, pjesëmarrëse në Asamble.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!