×
  • Lajme
  • Lajme

    Kontradikta në Qeveri, Kurti nuk e dinte për marrëveshjet e Avdullah Hoti i vlerëson lartë arritjen e tyre

    Reporteri
    14 Shkurt 2020 | 22:44

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se zyrtarët që nënshkruan sot marrëveshjet për hekurudha dhe linjën ajrore, nuk kishin autorizimet e Qeverisë së tij.


    “Sot në Berlin janë nënshkruar dy marrëveshje nga zyrtarë të autorizuar nga ish ministri Pal Lekaj dhe i gjithë procesi i negocimit është bërë para fillimit të Qeverisë sonë. Së këndejmi, këta zyrtarë nuk kanë marrë autorizim nga Qeveria e re as për të negociuar e as për të nënshkruar marrëveshje. Për më tepër as teksti i marrëveshjes nuk është bërë i njohur për publikun e për Qeverinë. Kanë qarkulluar drafte të ndryshme jozyrtare”, ka shkruar kryeministri kosovar në Facebook.

    “Sado që të gjitha lidhjet dhe avancimi i standardeve të infrastrukturës janë të domosdoshme për zhvillim të vendeve tona dhe pjesë e vizionit Evropian për bashkëpunim rajonal dhe marrdhënie të fqinjësisë së mirë, megjithatë është shumë me rëndësi që procesi të jetë transparent, rezultat i një negocimi të mirëfilltë dhe në respektim të plotë të sovranitetit dhe ligjeve të vendit, prioriteteve ekonomike dhe në harmoni me obligimet që dalin nga procesi i MSA-së”, thuhet tutje në reagimin e Kurtit, shkruan Reporteri.

    Por dy anëtarë të Qeverisë së tij, por nga LDK kanë pershendetur marrëveshjet. Numri dy i qeverisë, Avdullah Hoti dhe Ministri i Brendshëm, Agim Veliu kanë vlerësuar marrëveshjet.

    “Një, ta vlerësojmë rolin e shtuar të SHBA-së, këtë duhet ta kemi parasysh në mënyrë që të bëhet presioni i nevojshëm në Serbi për të shkuar drejt zgjidhje përfundimtare. Dy, letrat e nënshkruara, janë në interes të Kosovës. Dy shtete fqinje nënshkruajnë letra qëllimi ku shfaqin objektivat për lidhje më të mirë infrastrukturore mes vete. Tre, ne do të bëjmë gjithçka që qeveria e re të merr plotësisht përsipër agjendën e dialogut që qeveria e kaluar e ka injoruar plotësisht”, tha Hoti për DW.
    Sipas Hotit, ato që janë nënshkruar sot s’janë marrëveshje po letra qëllimi, ose zotime që kanë dy vende mes vete për të siguruar linjë infrastrukturore.

    Hoti tha se duhet shfrytëzuar ky momentum, për të shkuar drejt zgjidhjes përfundimtare me Serbinë, gjithmonë duke respektuar parimet për të mbrojtur sovranitetin e integritetin.
    “Duhet të arrijmë marrëveshje përfundimtare me Serbinë e cila e bën konfliktin me Serbinë të pamundshëm, që i bie, qëllim final ta ketë njohjen reciproke”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!