×
  • Lajme
  • Lajme

    Kontroll i rreptë nga policia serbe ndaj artistëve dhe gazetarëve kosovarë që janë nisur për në Beograd

    Reporteri
    29 Maj 2019 | 8:19

    Sot në Beograd do të hapet festivali “Mirëdita, dobar dan!”.


    Gjatë ditës së sotme një numër i madh i artistëve dhe gazetarëve nga Kosova janë nisur për të marrë pjesë në këtë festival synimi i të cilit është të bashkojë komunitetet shoqërore e kulturore të Kosovës dhe Serbisë dhe të krijohet një traditë bashkëpunimi, që do të kontribuojë në arritjen e një normalizimi të qëndrueshëm të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan Reporteri.net.

    Megjithatë, ata kanë hasur në kontroll të rreptë në pikën kufitare në Merdare. Sipas informacioneve të Reporteri.net apo po kontrollohen imtësisht nga policia serbe për të parë nëse posedojnë flamuj apo diçka tjetër që simbolizon shtetin e Kosovës.

    Ndryshe, ky festival organizohet nga Integra (Kosovë), Nisma e të Rinjëve për të Drejtat e Njeriut (Serbi), dhe Iniciativa Qytetare (Serbi), me mbështetjen e Fondacionit Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS), Fondacioni për Shoqëri të Hapur në Serbi, Rockefeller Brothers Fund (RBF), Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!