×
  • Lajme
  • Lajme

    Koronavirusi në Kosovë: Deri sot 5 të vdekur, 184 të infektuar dhe 30 të shëruar

    Reporteri
    08 Prill 2020 | 8:01

    19 raste të reja me Coronavirus, kanë rezultuar mbrëmë, në tre grupe testimesh që janë bërë në Kosovë, kurse gjashtë të infektuar tashmë janë shëruar nga pandemia COVID-19, duke çuar në 30 numrin e të shëruarve.


    Por çfarë statistikash ka deri më tani në Kosovë, sa i përket betejës me pandeminë në fjalë?

    Në gjithë vendin, që nga 13 Marsi 2020 kur janë shënuar rastet e para, janë prekur 184 persona. Prej tyre 5 kanë vdekur ndërkaq 30 tashmë janë shëruar. Sa i përket komunave, prinë Malisheva me mbi 60.

    “Sot më 07 prill 2020, janë shëruar edhe gjashtë (6) pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej tridhjetë (30). Nga data 08 shkurt deri më 07 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.352 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 184 me 5 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese (rasti i fundit nga Klinika Infektive me sëmundje shoqëruese infiltrim pulmonar, diabet tip 2, nefropati diabetike, tumor i gjëndrrës mbiveshkore të majtë, hipertension arterial dhe obezitet)”, thuhet në komunikatën e IKSHP-së. Sipas IKPSH-së, në vazhdimësi përgjatë 24 orëve, janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

    “Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 3.589 kontakte të rasteve”, thuhet në komunikatë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!