×
  • Lajme
  • Lajme

    Koronavirusi nuk e pengon agjërimin e Ramazanit

    Reporteri
    07 Prill 2020 | 22:54

    Ritet fetare në xhami u ndaluan. Ky vendim u mor si masë mbrojtëse ndaj përhapjes së koronavirusit.


    Por pavarësisht kësaj gjendje, ndalesë e shtyrje nuk do të ketë për agjërimin e muajit të shenjtë të Ramazanit që nis me 24 prill.

    “Çështja e Ramazanit është shumë e qartë, është adhurim, ibadet personal i cili kryhet nga individi që nuk ka të bëjë me çështjen e grumbullimit, tubimeve”, tha për Klan Kosovën, Ahmet Sadriu, sekretar i Përgjithshëm i Bashkësisë Islame të Kosovës.

    Megjithatë Sadriu thotë se nuk do të ketë organizime të iftareve dhe falje të namazit të Teravive siç janë bërë viteve paraprake në xhami.

    Ndërkohë tregon për personat që janë të liruar nga agjërimi.

    “Ata të cilët janë me sëmundje kronike, me sëmundje të zemrës, apo diabetit e kështu me radhë që mjeku ka konstatu se nëse ai agjëron shëndeti i tij rrezikohet ata e kanë të lejuar që të hanë”, shtoi ai.

    E me gjasë këtë vit, as Haxhi nuk do të bëhet ai pse në Bashkësinë Islame të Kosovës janë lajmëruar 300 besimtarë myslimanë.

    BIK’u nuk ka marrë akoma konfirmim nga Arabia Saudite.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!